PS ndan skalionet, Rama merr veriun dhe Ruci jugun

Rama mbledh “gjeneralët” e Veriut në Velipojë, në takimin mes socialistëve dhe Tom Doshi

Kryeministri Edi Rama është zhvendosur në Velipojë, atje ku ka thërritur një takim me drejtuesit kryesorë politikë të pjesës veriore të vendit.

Në takim Rama ka thërritur Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, deputetët Paulin Sterkaj e Luan Harusha, kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu, por edhe deputetin e dalë nga listat e PSD-së Tom Doshin.

Situata në Shkodër posaçërisht mbetet mjaft delikate për socialistët, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga posti i kryebashkiakut. Socialistët ende nuk kanë dalë në një zgjidhje mbi ngërçin institucional të krijuar.

Kujtojmë se Rama është kryetari i këshillit koordinues në veri të vendit, një ndarje që kryeministri e bëri disa javë më parë mes vetes, Gramoz Ruçit e Taulant Ballës. Konkretisht drejtimi politik i qarqeve është si më poshtë vijon:

Rama do të drejtojë rajonin Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës.

Taulant Ballës i cili do të koordinojë qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të jetë koordinatori rajonal i Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje