Zidane: Lojtarët e Realit nuk bënë asgjë

Zinedine Zidane është deklaruar për humbjen 3-0 të Real Madridi ndaj Paris Saint-Germianit në Ligën e Kampionëve.

Trajneri francez tentoi të ngushëllohej me dy golat e shënuar, por që iu anuluan nga gjyqtari i ndeshjes, Anthony Taylor.

“I shënuam dy gola që na u anuluan. Por kjo është pak. Ne nuk e kryem detyrën”, ka thënë Zidane.

“Asgjë nuk mund ta justifikojë humbjen tonë, pasi ne duhej të luftonim më shumë për topin dhe të bënim më shumë presion”

“Na mungoi shumë intensiteti. Kemi humbur shumë duele dhe kjo t’i komplikon gjërat. Nuk arritëm të bënim asgjë ndaj tyre”, ka shtuar më tej trajneri francez.

Kjo formë e dobët e skuadrës spanjolle mund t’i shkaktojë shumë probleme Zidanes, shkaku i shpenzimeve të bëra në verë për transferimet e lojtarëve dhe mund të shkarkohet. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje