Një orë në pritje të vendimit për Tahirin, cfarë po ndodh?!

Prej mëse 45 minutash nga lajmërimi për dhënien e vendimit, ende Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka bërë publik verdiktin për ish- Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri ka mbërritur në orën 16:00 në gjykatë por ende gjykata nuk ka lexuar vendimin e marrë.

Por çfarë pritet të ndodhë me Saimir Tahirin, pavarësisht sesi do të jetë vendimi. Në rast se Tahiri shpallet i pafajshëm, prokuroria do ta dërgojë dosjen në gjykatën e apelit, e cila do të marrë vendimin final për ish- Ministrin.

Në rastin nëse Tahiri do të dënohet, ai nuk do të arrestohet apo nuk do të shkojë në burg, pasi sipas ligjit ai është hetuar i lirë dhe pa një vendim të formës së prerë, ai nuk mund të burgoset. Kësisoj, nëse Tahiri shpallet i pafajshëm do të jetë mbrojtja që do ta dërgojë dosjen në Apel dhe pas vendimit të kësaj shkalle të gjykatës, do të vendoset fati i Tahirit./Express

Be the first to comment

Lini një Përgjigje