Ja rezultatet e fazës së grupeve në Europa League.

Mbrëmjen e sotme janë luajtur ndeshjet e para të fazës së grupeve në Europa League.


Roma ka fituar bindshëm 4-0 ndaj Basaksehir ndërsa Manchester United ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Astana.
Besiktas ka humbur 4-2 kundër Slovan Bratislava po ashtu St Etiene ka humbur 3-2 ndaj Gent në Belgjikë.
Portugezët e Portos kanë fituar 2-1 ndaj Young Boys.
Rezultate suprizë pati në ndeshjen Borussia Monchengladbach-Wolfsberger, ku gjermanët humbën thellë në shtëpi 0-4.
Gjithashtu suprizë ishte dhe barazimi i Espanyol në Spanjë 1-1 ndaj Ferencvaros.
Europa League dhuroi duele interesante, gola të shumtë po gjithashtu dhe rezultate suprizë.
Ndeshjet e Ligës së Europës rikthehen në datën 3 Tetor.

ALB365/ Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje