Fieri përfshihet nga erëra shumë të forta ( foto e video)

Fier – Për afro një orë pasditen e sotme (14:45 – 15:30) qyteti i Fierit por edhe rrethinat e tij janë përfshirë nga mot i keq me erëra shumë të forta.

Drejtimi i tyre kanë qënë nga perëndimi drejt linjdes, pra të ardhura nga Italia, Nuk dihet ende nëse ka pasur dëme apo jo.

Kjo situatë ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme, kryesisht gjatë pasdites.

Sipas Meteoalb, temperaturat minimale variojnë: në zonat malore nga 12ºC deri në 28ºC, në zonat e ulëta nga 18ºC në 30 ºC dhe në zonat bregdetare nga 22ºC në 31ºC.

Shikoni videon edhe fotot

Era e fortë ka shkulur pemë në qytet duke penguar lëvizjen e mjeteve. Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur në njerëz por vetëm dëme materiale.

Për shkak të erërave të forta gjithashtu janë krijuar probleme në rrjetin elektrik. 

Janë dëmtuar disa linja të OSHEE, kryesisht zonat Patos, Roskovec. Nga OSHEE po punohet për rikthimin e energjisë për abonentët.

Tweet

Be the first to comment

Lini një Përgjigje