Arrestohet 30 vjeçari beratas, akuzohet për mashtrim

Fier – Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Mashtrim”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Policinë Berat, kapën dhe ndaluan shtetasin A.Z., 30 vjeç, banues në Berat.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

30-vjeçari në Qershor 2019 i ka marë me anë të mashtrimit një sasi parash shtetasit P.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje