Vetëflijohet shqiptari në makinën e tij në Rodos

Një ngjarje rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëdjegur në Rodos, ndërsa trupi i tij u gjet në automjet këtë mëngjes.

Siç raportojnë mediat greke, në automjet është gjetur i djegur një shtetas shqiptar 56 vjeç, babai i një fëmije të mitur.

56-vjeçari shqiptar u gjet i vdekur në makinë rreth orës 06.00 në zonën e Kaminari, midis Malona dhe Haraki.

Forcat speciale nga Departamenti i Zjarrfikësve dhe oficerët e policisë nga Drejtoria e Sigurisë Rodos dhe Departamenti i Policisë Archangel nxituan për në vendngjarje.

Shoferi dyshohet se është vetëdjegur dhe është identifikuar vetëm me anë të faktit se kush e ka nën pronësi makinën, e cila ishte shkrumbuar plotësisht.

Hetuesit kanë gjetur të dhëna se 56-vjeçari ishte në vështirësi financiare dhe duket se kjo është arsyeja se përse ai ka vendosur t’i japë fund jetës.

Rezultatet e plota pritet që të dalin më vonë, pas kryerjes së autopsisë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje