Slavia e Pragës suprizon Inerin në shtëpi

Slavia Praga e ka tronditur Interin, duke e ndalur me barazim në shtëpi në ndeshjen e tyre hapëse në sezonin e ri në Ligën e Kampionëve dhe në debutimin e Antonio Contes për zikaltrit.

Nicola Barella e shpëtoi Interin nga më e keqja pasi me golin e tij të vonshëm në minutën e 90-të e barazoi rezultatin dhe i kurseu zikaltrit nga turpërimi qysh në ndeshjen e parë në Champions këtë sezon, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Contes e nisi takimin aty ku e kishte lënë në fitoren e vështirë kundër Udineses në fundjavë në Serie A, me lojë të ngadaltë dhe pa kreativitet përpara, edhe pse iu fut kësaj ndeshjeve si favorite dhe pas tri fitoreve në tri ndeshjet garuese deri tani këtë sezon.

Slavia, e cila edhe pse autsajdere në letër, nuk tregoi shenja frike që prej fillimit dhe nisja e mirë në këtë ndeshje nuk doli të ishte befasi, me gjithë se nuk arriti ta ruajë epërsinë.

Peter Olayinka e shokoi San Siron duke i kaluar vizitorët në epërsi në minutën e 63-të, kur shënoi nga një top i kthyer në zonë, pasi Samir Handanovic kishte pritur një goditje të fuqishme paraprakisht.

Goli i Slavias bëri që ndeshja të hapej dhe si pasojë vizitorëve iu rriten mundësitë për të shënuar edhe më shumë, gjë që nuk e bënë megjithatë.

I ardhuri nga banka rezervë, Barella e barazoi rezultatin në minutën e 90-të, duke e shpëtuar Interin nga turpërimi në ndeshjen e parë të Contes në Champions me zikaltrit.

Tetë minuta shtesë nuk i ndihmuan gjigantit italian ta fitojë një ndeshje të lehtë në letër dhe të domosdoshme në shtëpi për t’i mbajtur gjallë shpresat për kalimin e grupit F, ku bëjnë pjesë edhe Barcelona dhe Borussia Dortmund. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje