Ndërron jetë alpinisti shqiptar në malin e Olimpit

Alpinisti shqiptar Mefail Guri ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash teksa po ngjiste malin “Olimp” në Greqi.

Lajmi për vdekjen e Gurit është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup.
Mefail Guri është nga Shkupi, i lindur në vitin 1962 në Maqedoninë e Veriut.
Shkaku i vdekjes pritet të mësohet nesër pas kryerjes së autopsisë në Selanik.
Paraprakisht dyshohet se alpinisti Guri mund të ketë pësuar atak në zemër.

ALB365/ Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje