Conte: “Këpuca e Artë”, Lukaku e Ronaldo do të luftojë mes tyre

“Këpuca e Artë” do të ndahet në Itali mes Romelu Lukakus dhe Cristiano Ronaldos.

Kështu mendon trajneri i Interit, Antonio Conte.

Ai është i lumtur që ka në skuadër një sulmues si Lukaku, të cilin e deshi edhe sa ishte trajner i Chelsea.

“Lukaku është i mirë, lojtar i vlefshëm që mendon për ekipin e tij para golave personal. Ai është vetëmohues, por mbetet sulmues që mund të luftojë me Cristiano Ronaldon për çmimin e golashënuesit”, tha Conte.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën si është ndërtuar ky ekip. Ka disa lojtar top këtu që mund të rriten edhe më shumë”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje