As verë as vjeshtë, ja çfarë të vishni në këto ditë

Me gjithë temperaturat e nxehta që kaluam këtë verë, gjetja e një kombinimi që të jetë i bukur, por njëkohësisht edhe i rehatshëm është kthyer në një shqetësim kronik që po e përjetojnë të gjitha vajzat…

Meqenëse stina e verës është duke ikur, tashmë zë vend një tjetër shqetësim, çfarë të veshim në ditët tranzitore mes verës e vjeshtës kur në mëngjes është ngrohtë e pasdite është freskët?

Ne e kemi një zgjidhje, fustani treçerekësh!

Silueta që krijon një fustan i ngushtë pas trupit në këtë gjatësi është zgjidhja më feminile që do të zgjidhte përfundimisht problemin e kombinimit të pantallonave me këmishët, fundet dhe bluzat e gjithçka tjetër.

Fustani treçerekësh është absolutisht zgjidhja e sezonit, ju mbetet vetëm të mendoni rreth këpucëve dhe aksesorëve që do të kompletonin më mirë dukjen tuaj.

Nëse fustani juaj është në material pambuku provoni ta kombinoni atë me një palë atlete të bardha dhe guxoni me nuancat aktuale për fustanin tuaj të tilla si, kaki, rozë pastel apo e kuqe në portokalli.

Shapkat e mbyllura tipike vjeshtore janë gjithashtu një kombinimi i mirë për fustanin treçerekësh, aq më tepër nëse ai është në material lëkure dhe me lidhje në bel, fiks tendenca e sezonit të ri!

Jeni një tip që ju pëlqen të visheni me taka? Ju pëlqen t’i miksoni ato me çdo veshje? Kemi një lajm të mirë, këpucët me takë janë shoqet më të mira të fustanit treçerekësh…

Nëse dëshironi që dukja juaj të jetë më shumë sesa thjesht një fustan i tillë, provoni ta vishni atë me një kaftan sipër për më shumë volum e me një rrip të trashë për të theksuar më tepër belin.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje