Arrestohet i dënuari në Itali me 20 vite burg

Një person në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Lezhë, i cili ishte i dënuar me 20 vite burg.


Arrestimi i tij u bë i mundur pas një operacioni të uniformave blu të koduar “Qarku”.
Gjithashtu është arrestuar një person tjetër i cili qarkullonte me armë në brez ndërsa një tjetër u ndalua për vjedhje.
Procedohet penalisht për lëndë narkotike dhe një shtetas tjetër.
Shtetasi i cili ishte në kërkim Erikson Tetaj rezultonte i dënuar me 20 vite burg nën akuzën për trafik të narkotikëve dhe shfrytëzim të prostitucionit në Itali.

ALB365/ Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje