Reja pranon disfatën, FIFA tregon ranglistën

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Edy Reja, i ka sqaruar taktikat e tij në fazën e mbrojtjes pas ndeshjes kundër Francës dhe ka thënë se rezultati është normal duke marrë parasysh skuadrën e “Les Blues”.

Franca e dominoi plotësisht Shqipërinë jo vetëm sa i përket rezultatit, 4-1, mirëpo edhe me posedim të topit (72% – 28%). “Les Blues” i bënë 13 goditje drejt portës, pesë prej të cilave brenda kuadradit, ndërsa kuqezinjtë e patën një goditje brenda kuadradit të portës nga gjithsej tri, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, vëmendjen në këtë ndeshje e morën disa gafa të organizatorëve francezë, të cilët fillimisht e ndërruan himnin e Shqipërisë për atë të Andorrës, e pastaj u kërkuan falje për këtë gabim tifozëve të Andorrës, duke e ngatërruar sërish Shqipërinë.

“Në pjesën e parë pësuam gola që mund t’i kishim evituar. Diçka pozitive e patëm, normale që patëm disa gabime personale, që sollën golat në pjesën e parë. E disa momente arritëm të dilnim dhe të ishim të rrezikshëm para portës”, është shprehur Reja.

“Është normale që Franca ka lojtarë të fortë, me lojtarë të shpejtë në krahë na vuri në vështirësi. Kishim elementë të spikatur në luftën me kundërshtarin”.

“Abrashi luftoi deri sa pati mundësi. Bare ka bërë një ndeshje të madhe, një prezantim të shkëlqyer. Gjasula ishte surprizë e bukur, kemi inskenuar disa lojtarë që na duhen për të ardhmen”.

“Roshi në mbrojtje? Menduam që Roshi mund të krijonte vështirësi ndaj Francës, sepse është një lojtar i shpejtë, por rezultoi i papërshtatshëm, por tregoi se ka limite në mbrojtje”.

Pas këtij rezultati, Shqipëria radhitet e katërta në Grupin H, me gjashtë pikë të grumbulluara, gjysmën e pikëve të Francës, që e kryeson grupin.

Të martën, Shqipëria do ta presë në shtëpi Islandën, gjithashtu ndeshje e vlefshme për kualifikimet në EURO 2020. 

Shqipëria i ka humbur pesë pikë të vlefshme për ranglistën e FIFA-s, që i radhit të gjitha Kombëtaret e botës në bazë të formës, për shkak të disfatës me rezultat 4:1 kundër Francës, sonte në “Stade de France”.

Ekipi kombëtar i Shqipërisë pësoi disfatë me rezultat 4:1 në ndeshjen kundër Francës, e cila ka mjaft shumë rëndësi edhe për rangimin e Shqipërisë në FIFA pasi që rëndësia e ndeshjes vlerësohet me 25 pikë nga FIFA, raporton Gazeta Express.

Për momentin, Franca radhitet e treta në ranglistën e FIFA-s, me 1718 pikë të grumbulluara, ndërsa Kosova është e 64-ta, me 1362 pikë të grumbulluara deri më tani.

Tani, Shqipërisë do t’i ulen pesë pikë për shkak të disfatës kundër Francës, megjithatë këtë gjë kuqezinjve mund ta kompensojnë me fitore kundër Islandës, të martën.

Sipas rregullave të reja të FIFA-s për këtë ranglistë, ndeshjet miqësore kanë më pak vlerë sesa ato me karakter garues. Në numrin e pikëve të fituara nga secila ndeshje ndikon edhe niveli i kundërshtarit.

Algoritmi i FIFA-s i grumbullon pikët sipas formulës së paraqitur më poshtë:

P=Pmëparshme+R*(W-We)

Me shkronjën P shënohet numri i pikëve total.

Pmëparshme – Pikët në ranglistën e FIFA-s, para fillimit të kësaj ndeshjeje

– Rëndësia e ndeshjes

  • R=5 për ndeshjet miqësore jashtë kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare
  • R=10 për ndeshjet miqësore brenda kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare
  • R=15 për ndeshjet e fazës së grupit në Ligën e Kombeve
  • R=25 për ndeshjen eliminatore dhe të play-offs në Ligën e Kombeve
  • R=25 për ndeshjet kualifikuese në garat e konfederatave dhe për kualifikim në Kupën e Botës
  • R=35 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave deri në fazën çerekfinale
  • R=40 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave pas fazës çerekfinale
  • R=50 për ndeshjet e Kupës së Botës deri në fazën çerekfinale
  • R=60 për ndeshjet e Kupës së Botës pas fazës çerekfinale

– Rezultati i ndeshjes

  • Fitore=1; Barazim=0.5; Disfatë=0

We – Rezultati i pritur e ndeshjes

dr– diferenca në rangim mes dy skuadrave

FIFA  e përditëson ranglistën e kombëtareve pas cdo afati të ndeshjeve kombëtare. Që nga koha kur Bernard Challandes e ka marrë drejtimin e Kosovës, “Dardanët” vazhdimisht janë ngritur në këtë ranglistë, ndërsa tani e mbajnë pozitën më të lartë ndonjëherë, atë të 120-të. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje