Skandal/ Në Francë, ngatërrohet himni i Shqipërisë (video)

Një skandal i padëgjuar në historinë e futbollit ka ndodhur, në nisje të ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë, në “Stade de France”.

Një gabim trashanik është bërë nga organizatorët e ndeshjes në kryeqytetin francez, të cilët ngatërruan himnin e Shqipërisë, para nisjes së sfidës. Në momentin që duhej kënduar himni i Shqipërisë, organizatorët kanë vendosur himnin e Andorrës.

Lojëtarët tanë kanë protestuar menjëherë. Si rrjedhojë, lojtarët shqiptarë nuk kanë vazhduar me procedurën për t’i dhënë dorën kundërshtarëve, dhe çdo gjë është pezulluar në pritje që organizatorët francezë të gjejnë himnin shqiptar. Situata ka qenë e paprecedentë dhe ka sjellë tensione mes tifozerisë së shumtë shqiptare.

Vetëm pas këndimit të himnit, ndeshja ka nisur në orën 20:50.

VIDEO/ Momenti si reagojnë lojëtarët shqiptarë kur ngatërrohet himni

Be the first to comment

Lini një Përgjigje