Jahti luksoz gjendet i braktisur, ja cili është pronari

Ditën e sotme Policia Kufitare ka gjetu 11 milje larg bregdetit të Durrësit një jaht model “Catamaran” të braktisur.

Pas kontrolleve të ushtruara brenda ambienteve të jahtit luksoze janë gjetur dokumentacione të rregullta për qarkullimin tij, po ashtu është gjetur dhe pasaporta e pronarit të tij.

Bëhet me dije se jahti i i cili është ankoruar në  portin e Shëngjinit, përketë një biznesmeni turk, i identifikuar si Sevgin Yavuz, 31 vjeç.

Deri më tani ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me pronarin e jahtit, ndërsa autoritet kanë nisur punën për gjetjen e tij.

Njoftimi i policisë

Shëngjin / Lezhë

Më datë 06 shtator, rreth orës 21:00 , rreth 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit në detin Adriatik, është konstatuar një mjet lundrues tip Jaht me mbishkrim ATIK BEY .

Policia Kufitare e Shëngjinit në bashkëpunim me forcat policore të stacionit Shëngjin dhe Kapitenerinë, transportuan këtë mjet për në Portin e Shëngjinit ku aktualisht ndodhet i bllokuar.

Nga kontrolli i mjetit nuk është konstatuar asnjë person dhe asgjë e kundraligjshme brenda tij, përveçse disa dokumenta me identitet S.Y., 31 vjeç, banues në Turqi, i cili dyshohet si pronari i tij.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana po vijojnë verifikimet në bashkëpunim me homologët si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje