Zonja e Parë dënohet me 58 vjet burg, fondet e të varfëve i përdori për luks

Një gjykatë në Honduras dënoi me 58 vite burg ish-zonjën e parë Rosa Elena Bonilla.

52-vjeçarja u gjet fajtore për akuzën e shpërdorimit të një shume prej 779,000 dollarësh nga fondet publike dhe donacionet gjatë 4 viteve kur bashkëshorti i saj Porfirio Lobo ishte në pushtet.

Hetuesit thanë se ajo i kishte përdorur paratë, që ishin akorduar nga shteti për të ndihmuar fëmijët e varfër në vend, për të blerë stoli luksoze.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje