Zaev: Janeva ka bërë propozim të logjikshëm

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

Maqedonia e Veriut – Procedurë logjike është letra që e ka dërguar prokurorja speciale publike, Katica Janeva lidhur me lëndët e PSP-së, e kjo del edhe nga bisedimet me VMRO-DPMNE-në dhe sipas të gjitha rrethanave tjera”.

Kështu vlerëson kryeministri Zoran Zaev, duke theksuar se zgjidhja është që të arrihet marrëveshje, sipas së cilës lëndët duhet të kalojnë në Prokurorinë Publike.

“Dhe nëse nuk arrihet marrëveshje, dispozitat aktuale ligjore thonë se lëndët e PSP-së duhet të kalojnë në Prokurorinë Publike. E drejta e prokurorit special publik është përshkruar në Ligjin për prokurori publike dhe ligjërisht është i lejuar vendimi i prokurorit special publik t’i dorëzojë. Nuk kemi kontakte me Katica Janevën të pyesim pse kështu ka vepruar, por ajo që është evidente është afrimi i 15 shtatorit kur përfundon mandati i saj dhe funksionin nuk mund t’i bartë zëvendësit apo përzgjedhjes së ndonjë tjetri. Me siguri për shkak të sigurisë të të gjitha indikacioneve, materiale që janë siguruar atje, kështu që nuk besojmë se do të ndikojë në procesin negociues. Pres ecje përpara, nesër duhet të takohen grupet punuese, nëse dy palët janë të gatshme pas konsultimeve, që të vazhdohet në gjetjen e zgjidhjes, që duhet të jetë deri nga fundi i javës”, theksoi kryeministri Zaev.

Shtoi se pret në fillim të javës së ardhshme të ketë marrëveshje për lëndët e PSP-së duke pasur parasysh se skadon afati ligjor për funksionimin e tij.

Në pyetjen e gazetarëve për lëndën “Haraçi”, ai tha se nuk ka marrë ftesë për marrje në pyetje nga prokurorja Ruskoska.

“Deri më tani nuk kam marrë ftesë nga prokuroria publike, nëse marr atë menjëherë do ta bëjë publike për opinionin”, u përgjigj Zaev.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje