Mbyllet historia mes Haradinaj dhe Gjykatës së Hagës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka përfunduar punë me Gjykatën Speciale. Ai ka deklaruar se nuk pret që të intervistohet më nga ky institucion i drejtësisë.

“Nuk kam obligime më ndaj Gjykatës, i kam pyetur nëse ka mbetur obligim nga ana ime, ata kanë thanë se nuk ka më obligime tjera.

Pra nuk kam ftesë edhe nuk pres obligime tjera ndaj Gjykatës Speciale”, – ka thënë Haradinaj në RTV 21, tashmë kandidat i koalicionit AAK-PSD për kryeministër i vendit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje