“Më në fund mbaruan thashethemet për Neymarin”

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet, ka folur për lehtësimin që ai dhe skuadra e tij po e ndien pas mbyllej së afatit kalimtar të verës.

Ai thotë se me përfundimin e këtij afati kalimtar, Barcelona tani mund të përqendrohet vetëm në futboll, transmeton Gazeta Express.

Është përfolur fuqishëm dhe vazhdimisht se gjiganti katalonas do ta kthente Neymarin më klub dhe mbrojtësi francez e pranon se lajmet e vazhdueshme për brazilianin kanë ndikuar në humbjen e përqendrimit në skuadrën e tij.

Megjithatë, Neymar ka mbetur lojtar i Paris Saint-Germain të paktën deri në janar.

“Neymar? Pati shumë thashetheme. Ishte një periudhë plot tensione në klub”, tha Lenglet.

“Por më në fund ka mbaruar. Në këtë mënyrë, ne mund të punojmë më lehtë”, shtoi ai.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje