Dalin emrat e biznesmenëve tē arrestuar një natë më parë

Dalin emrat e biznesmenëve të arrestuar mbrëmjen e djeshme për mashtrim me skemën e TVSH-së për t’ju shmangur detyrimeve.


Mësohet se janë vënë në pranga 14 biznesmenë, kryesisht në fushën e ndërtimit dhe policisë private.
Raportohet se janë arrestuar Haxhi Sala pronar i kompanisë “LEKSI SECURITY” dhe ortaku i tij Astrit Lala.
Një emër i njohur është dhe i Shpresa Joanidhinit, e cila pak vite më parë ka qenë kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës.
Po ashtu në gjendje të lirë janë proceduar dy biznesmenët Albert Ahmeti dhe Përparim Hasani.
Pas kryerjes së analizës nga Hetimi Tatimor në muajin Gusht kanë dalë në pah mashtrimet e tyre dhe i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milionë euro.
Emrat e biznesmenëve të arrestuar janë:
Mhill Ndreca, Besnik Pelivani, Vangjush Mbirce, Riza Roshi, Shpresa Joanidhi, Rabi Kurti, Fatmir Firi, Rrapo Baduni, Ilirjan Dimo, Haxhi Sala, Shkëlqim Prodani, Astrit Lala dhe Ardian Bejko.

ALB365/ Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje