Raporti i OSBE-ODIHR/ PD dhe LSI – U vulos paligjshmëria e qeverisë moniste

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me konkluzionet e përcjella nga raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR mbi 30 qershorin, duke e cilësuar si një akt që vulos paligjshmërinë e zgjedhjeve.

Përmes një reagimi në rrjetin social, sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, k adeklaruar se ODIHR konfirmoi se 30 qershori ishte një akt i turpshëm në historinë e zgjedhjeve pluraliste në vend dhe e ktheu Shqipërinë edhe njëherë në nevojën bazike për të patur zgjedhje të lira e të ndershme një orë e më parë.

STATUSI:

Raporti i ODIHR eshte konfirmim se Shqiperia ka nevoje jetike per zgjedhje te lira e te ndershme. Me shume se nje ligj, nje vendim, nje rregullore, zgjedhjet demokratike jane vullnet politk.

Konfirmimi nga ODIHR se votimet moniste dhe antikushtetuese te 30 Qershorit “nuk moren ne konsiderate interesin e qytetareve shqiptare”, eshte vleresim qe ndihmon forcimin e demokracise funksionale ne Shqiperi.

Me konstatimet se votuesit nuk paten mundesi te zgjidhnin, se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shkelen ligjin dhe nuk vepruan ne pavaresi, se u shkaterrua besimi i publikut ne legiitimitetin e zgjedhjeve, se administratat zgjedhore cenoi besimin e publikut, se ne listen e zgjedhesve u konstatuan nenshkrime dukshem identike qe jane prove e votimit me perfaqesim nga te tjeret, ODIHR i vuri vulen paligjshmerise se 30 Qershorit.

Mirenjohje eksperteve te ODIHR per kete kontribut ne forcimin e demokracise funksionale ne Shqiperi.

Ne 30 qershor 85 % e shqiptareve i paraprine ketij Raporti dhe vendosen te refuzojne qe t’u vidhet vota nga Edi Rama.

Shqiperise i duhet nje qeveri qe te respektoje vullnetin e qytetareve te saj per zgjedhje te lira e te ndershme, qe u mundeson qytetareve te saj te ndikojne ne qeverisje dhe qe mbajne ne konsiderate vetem interesat e tyre.

LSI

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka dalë publikisht në një reagim për raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR i cili dukshëm ishte mjaft kritik në lidhje me votimet e mbajtur më 30 qershor.

Duke lexuar pjesë të raportit, Vasili deklaroi se dhe ODIHR faktoi farsën e 30 qershorit në një mënyrë të hapur duke vënë në dukje presionet e shumta që qeveria ka bërë mbi qytetarët e veçanërisht atyre që punojnë në administratë, për të dalë dhe votuar.

Vasili: Pak çaste më parë u bë publike se OSBE ODIHR ika vënë vulën e turpit votimeve të Edi Ramës. Shqipëria, për shkak të Ramës ka shënuar faqen e zezë, ka mbajtur votime pa ligj, pa rregulla dhe kundër Kushtetutës. Në raport flitet më shumë se çdo koment. Nuk pati legjitimitet në zgjedhje.

OSBE vë gishtin mbi pagë. Konstatimet e OSBE thonë se nuk ka pasur liri të qytetarëve për të votuar. OSBE thotë se dekreti i presidentit për 13 tetorin nuk u publikua në Fletoren Zyrtare, edhe pse publikimi i këtij akti është i detyrueshëm me ligj. Të gjithë kopukët e pushtetit nuk njohin as ligj dhe as Kushtetutë. OSBE shprehet gjithashtu se ka pasur zona kur ka pasur një kandidat. Edhe në zgjedhje që kanë qenë veç vetë, kanë numëruar vetë dhe prapë kanë vjedhur

 OSBE thotë se KQZ i ka vunë vulën kësaj qeverie moniste. KQZ është koka e korruptimit bashkë me qeverinë. KQZ shndërroi vendin në shtet monist. KQZ shtrembëroi ligjin. Votimet moniste-socialiste u vulosën me vulën e turpit Këto vlerësime skandaloze ndodhen në të gjitha vendet e qytetëruara. Shqipëria nuk mund dhe nuk ka për t’u bërë shtet monist. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë gjë, për shkak të vullnetit të popullit bashkë me opozitën e vendit. Celulat e Rilindjes kanë marrë peng Shqipërinë. Ditët e ardhshme do jenë ditë të një revolte mbarë popullore.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje