Aksidenti i merr jetën talentit kosovar të futbollit

Gjermani – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjermani, ku ka humbur jetën Amir Ademi futbollist i FC Kosova Regensburg.

Talenti shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, kur futbollisti i FC Kosova Regensburg po kthehej në shtëpi pas stërvitjes.
22-vjeçari ndodhej në makinën e tij tip “Peugeot” kur u përplas me një makinë tjetër tip “Wolkswagen Passat” dhe më pas me muret rrethuese të rrugës.
Pas përplasjes, makina u përfshi nga flakët dhe i riu gjeti vdekjen e menjëhershme.

ALB365/ Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje