Limaj: A duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë?

Kosovë – Kandidati për kryeministër nga koalicioni AKR-Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Limaj ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake nga ana e Kosovës.

“ Taksa duhet të hiqet kur të pushojnë aryset. Pra, nuk mund të hiqet taksa vetëm pse ne po duam, apo këtë po e kërkon dikush”, thotë Limaj.

“Problemet me Serbinë si dokumentat, tabelat, mohimi i mundësisë që kompanitë kosovare të konkurojnë në tendere publike në Serbi, sikur ato serbe që kanë të drejtë në Kosovë duhet të zgjidhen. Ministri Shala ka nxjerrë vendimin se në Kosovë nuk mund të futen mallrat që kanë mbishkrimin Kosova e Metohija”/Gazeta Express/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje