“Tërmeti” Neymar dhe pasojat në Barcelonë e PSG

Gjithçka për Neymarin ngjason si një serial filmik që po i vije fundi, me në fund këtë verë. Braziliani e kishte informuar Paris Saint-Germainin që ai është dorëzuar nga klubi i tij dhe dëshiron rikthim të Barcelona, por duket se asgjë nuk do të ndodh deri të hënën, kështu që efektet e kësaj do të shihen si në kryeqytetin francez ashtu edhe në Kataloni.

Tërmeti që Neymar ka shkaktuar ka ndikuar në shumë fusha, kryesisht te tifozët por edhe te lojtarët si në PSG ashtu edhe në Barcelona. Nga e marta e 3 shtatorit, ai do ti rikthehet jetës së tij të zakonshme sikurse nuk ka ndodhur asgjë.

Pasojat në Barcelonë

Për Barcelonën, efektet e tërmetit Neymar janë evidente. Disa tifozë nuk janë të lumtur me bordin e klubi pasi që ata kur kanë mësuar ardhjen e tij kanë mbetur të ndarë sidomos sa i përketë financave të klubit, derisa të tjerët e kanë parë rikthimin e tij si një mundësi të ribashkimit të MSN-së me Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar si dhe po ashtu si një mundësi për të nënshkruar me njërin prej lojtarëve më të mirë në botën e futbollit.

Përveç ofertave publike që i janë bërë Neymarit, në skuadër qartë kjo gjë ka pasur kuptim negativ. Disa lojtarë të Barcelonës kanë parë emrin e tyre që ka dalë në diskutim – Ivan Rakitic, Nelson Semedo, Ousmane Dembele, Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo dhe Arthur Melo- që po ashtu tani duhet të aktrojnë sikurse nuk ka ndodhur asgjë, ashtu sikurse Neymar që do të bëj në Paris. Nuk do të jetë një detyrë e lehtë për këta lojtarë të besojnë që klubi i dëshiron dhe se ata janë në planet e tyre.

P

Pasojat në Paris

Viktima e parë në këtë mes është vet Neymar, i cili asnjëherë nuk e fshehu dëshirën e tij për t’u kthyer në Camp Nou. Ai tani do të qëndrojë në Paris (s’paku deri në janar) kundër dëshirës se tij në një ambient armiqësor. Ultrat e PSG-së tashmë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre më 27 vjeçarin, duke mbajtur banerë fyes dhe duke brohoritur  në ndeshjen e parë të parisienëve kundër Nime më 11 gusht.

Mungesa e një traktati paqeje në mes të tifozëve dhe brazilianit mund të ndikojë në skuadër dhe vendimi i trajnerit Thomas Tuchel, i cili duhet ta mirëpret kthimin e Neymar në skuadër ka një mision të veçantë, pasi që ai duhet ta ndihmojë PSG-në për të arritur synimet e tyre këtë sezon. Gjermani e kishte kuptuar se ishte duke e humbur numrin 10 dhe po mendonte për opsione të tjera, me Paulo Dybala që thuhej se e kërkonte me ngulm, por tani ai do të duhej ta bëj një plan të tij për këtë sezon në mënyrë që ta akomodoj lojtarin i cili nuk dëshironte të luante për ta.

Pastaj kemi Kylian Mbappe. Francezi ka një marrëdhënie të mirë me Neymar dhe hapur e ka thënë se ai dëshiron që braziliani të rri, por, pashmangshëm, ai tani duhet të rikthehet për ta ndarë shkëlqimin me brazilianin. Në fund të sezonit, Mbappe publikisht kishte kërkuar më shumë përgjegjësi në PSG, e cila për disa ishte parë si një kërkesë e tij për largim por në fakt ai dëshironte që ylli i Parc des Princes të rri në skuadër. Mbappe dëshiron të jetë faktor në PSG, i vetmi dhe i padiskutueshmi nën hijen e Kullës Ajfëll. Që atëherë, vetë klubi ka bërë përpjekje që 20 vjeçari të ndihet i veçantë. Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi i ka thënë revistës France Football që sjelljet e yllit të tyre në klub nuk do të pranohen më nga klubi, kurse ka bërë edhe një kritikë për Neymar duke thënë: Askush nuk e detyroi atë të nënshkruaj për ne”.

Tani, megjithatë, të tri palët ishin involvuar në një marrëveshje të mundshme –Neymar, PSG dhe Barcelona – të cilat duhet të përballen me tërmetin që ka shkaktuar sulmuesi. Të gjithë duhet të veprojnë sikurse nuk ka ndodhur asgjë, pavarësisht se qarjet dhe pasojat e lënë janë evidente. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje