Pse disa njerëz djersijnë më shumë?!

Sasia e djersitjes ndikohet nga një numër faktorësh, përfshirë edhe nivelet e stresit. Një person mesatar djersitet 0.8 deri 1.4 litra lëng gjatë një ore stërvitjeje intensive. Por, pasi disa njerëz mund të vrapojnë më shpejt se të tjerët, disa djersiten më shumë se të tjerët, njofton Panacea.

Sasia e djersitjes ndikohet nga gjinia, mosha, pesha, gjendja emocionale ose niveli i stresit (gjë që ndikon edhe në erën e djersës). Sa më të vjetër dhe më të rëndë jemi dhe sa më i madh është stresi, aq më shumë do të djersitemi. Meshkujt djersiten më shumë sesa femrat, sepse gjëndrat e tyre të djersës duhet të punojnë më shumë për tu freskuar.

Emocionalisht është përgjigje ndaj ndonjë gjendje stresuese. Stresi e aktivizon hipotalamusin, i cili është një lloj rregullatori i temperaturës së trupit. Kur jemi nën stres, hipotalamusi dërgon sinjale neurotransmetuese në gjëndrat që krijojnë djersën, shpjegojnë profesionistët.

Disa njerëz djersiten më shumë për shkak të hiperhidrozës – gjendje në të cilën gjëndrat e djersës funksionojnë tepër, dhe kjo bëhet e dukshme në adoleshencë.

Djersitja është e nevojshme për të parandaluar mbinxehjen, por nëse djersitni shumë, duhet të kontrolloni gjendjen shëndetësore. Sëmundjet si diabeti dhe problemet me gjëndrën tiroide mund të shkaktojnë djersitje të tepërt. Gjithashtu shkak mund të jenë edhe disa barna kundër depresionit, migrenës dhe dhimbjeve.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje