Vila dy katëshe që ju lë pa fjalë (fotot)

Se arkitekti Guido Constatino arriti qëllimin e vet që me projektin e tij të eksterierit dhe enterierit ta ngazëllejë gjithë botën, tregojnë edhe fotografitë të cilat pasojnë

Vila dykatëshe pothuajse e padukshme nga rruga falë xhamit dhe murit të lartë dy metra e gjysmë që mundësojnë privatësinë e domosdoshme të banorëve të saj, transmeton Telegrafi.

Përballë kësaj, fasadat në drejtim të oborrit janë të hapura sipas ambientit përrallor dhe paksa terrenit të egër – prej nga drita e cila gjithë kohës depërton në brendësinë e vilës.

Vila është e projektuar për familje të re me dy fëmijë e cila ka dëshiruar stil modern në të cilin jeta do të zhvillohej në hapësirën e përbashkët.

Në shumë vende nuk janë vënë mure, hapësirat e caktuara vetëm janë shënuar, plani i shtëpisë është i lidhur dhe i pandashëm, duke mundësuar që ata të shkrihen njëri në tjetrin pa kufij të dukshëm: dyshemetë e hequra, përdorimi i materialit si në rastin e qëndrimit ditor, kalimi nga dyshemeja e betontë në dysheme të drunjtë, loz tavani i cili ndërron lartësinë e vet duke ndjekur hapësirat e ndryshueshme.

Para vilës oaza të vogla për pushim me jastëk të vegjël dhe shtigje betoni të cilat çojnë deri te pishina e ngushtë por e gjatë.

Këto shtigje janë linja orientuese të cilat lidhin enterierin dhe eksterierin dhe definojnë komunikimin dhe qarkullimin, gjithashtu duke u dukur si prag midis kuzhinës dhe trapezarisë dhe qëndrimit të ulët ditor.

Shtegu i betontë “hyn” në hapësirën banesore aty ku lakohet dhe mbështillet duke krijuar platformën për vatër.

Rrjetat e palëmuara të betonta janë të larta dy metra e gjysmë nëpër lartësinë e murit rreth të cilit lakohen shkallët e metalta duke mos fshehur pamjen dhe duke lënë depërtimin e dritës së diellit.

Baza e vilës është në formë të shkronjës “L”, falë saj vila ka marrë dukje të papenguar në terrenin malor dhe pemët e drurëve përreth, me çka arsyeton edhe emrin e vet “Belvedere”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje