Dua Lipa del hapur kundër kryeministrit

Dua Lipa ka reaguar për situatën politike të vendit ku jeton prej vitesh, duke dalë hapur kundër Kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson.

Këngëtarja ka publikuar foton e Johnsonit si shkatërruesi i demokracisë në vend, duke dalë publikisht kundër vendimit për shpërndarjen e parlamentit në prag të Brex-it.

Kjo nuk është hera e parë që Dua reagon për ngjarjet politike të vendit pasi gjatë një interviste për “CNN” një vit më parë, ajo foli rreth Brex-it, teksa u shpreh se fakti që ishte nga Kosova, ndikonte në vlerësimin e saj për BE-në.

Këngëtarja tregoi asokohe se ishte kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, mendim që e ka mbrojtur vazhdimisht vitin e fundit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje