Zjarret në Amazon: Brazilianët apel presidentit

Guvernatorët e nëntë rajoneve braziliane më të prekura nga zjarret rekord të një dekade, i kërkuan Presidentit Jair Bolsonaro të pranojë ndihmën e huaj në luftën kundër flakëve shkatërrimtare.

Kreu i shtetit e pat refuzuar fillimisht ofertën e G7-tës pas një përplasjeje me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Por pas takimit të tij me guvernatorët, qeveria braziliane ndryshoi kurs. Kushti që ajo vendos megjithatë është që 22 milionë dollarët e premtuar, ti kontrollojë vetë.

“Qeveria braziliane është e hapur për të marrë ndihmën mbështetëse financiare nga organizata të ndryshme dhe disa shtete, por është shumë e rëndësishme të theksohet se kjo mbështetje nuk do të cenojë sovranitetin e Brazilit dhe se menaxhimi I këtyre fondeve, do të jetë nën kontrollin tonë”, zëdhënës i Presidencës braziliane, Otavio Rego Barros.

Një numër i madh zjarresh po digjen në mbarë Brazilin, shumica në Amazonë dhe vëmendja e botës është kthyer aty. Por përse është kaq e rëndësishme të shpëtohet pylli më i madh tropikal i globit?

Amazona mbetet një grumbulluese jetike e karbonit, duke ngadalësuar në këtë mënyrë ritmin e ngrohjes globale dhe zjarret që po e gllabërojnë “mushkërinë e tokës”, rrezikojnë të kenë pasoja të pariparueshme.

Prokuroria po heton kundër fermerëve, një grup i të cilëve duket ka nisur në 10 gusht të vere masivisht zjarre për të krijuar tokë të punueshme.

Sipas një studimi të fundit, duhen të paktën 7 vite që pyjet e Amazonës të lëshojnë avuj në atmosferë dhe të thithin dioksidin e karbonit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje