Kick-box, grushte e shkelma në kampionatin serb

Një ndeshje futbolli në kampionatin serb, mes Metalac dhe Backa është shndërruar në një betejë të ashpër me grushte dhe shkelma mes futbollistëve, duke bërë që fusha e futbollit të dukej si një ring madhështor.

Gjithçka nisi pas dëmtimit të futbollistit të miqve Markovic, por vendasit nuk ndalën lojën dhe shkuan e shënuan gol, ndërsa më pas u provokua edhe sherri i madh, ku u përfshinë shumë futbollistë.

Takimi rifilloi sërish pasi u rivendos qetësia, ndërsa arbitri nxori plot 4 futbollistë nga fusha me karton të kuq dhe ndeshja u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 2-0.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje