Vrasja e ish-policit, gjurmët në “BMW” dhe ç’treguan dëshmitarët

Detaje te reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një ish-punonjës policie u gjet i ekzekutuar brenda një automjeti.

Burime nga Policia thanë se në sallën operative është dhënë një njoftim për një person të plagosur ose të vrarë, që ndodhej brenda një makine ne rrugën “Xhanfize Keko”.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur të parët shërbimet e Komisariatit Nr. 4. Në momentin e mbërritjes në vendngjarje, Policia ka konstatuar se brenda automjetit ndodhej një person i plagosur rëndë me armë zjarri, i cili brenda pak minutave ka ndërruar jetë, pa pasur kohë për ta nisur në spital.

12

Burime nga Policia thanë se viktima është 26-vjeçari, Santjago Malko, ish-punonjës i Patrullës së Përgjithshme. Ndërsa menjëherë pas ngjarjes janë ngritur postblloqe në të gjithë zonën përreth vendit të ngjarjes dhe në rrugët dalëse të kryeqytetit.

Sipas dëshmive të para që oficerët e Policisë kanë marrë në vendngjarje, atentatorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së “Freskut”, me një automjet. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe e provave që janë fiksuar në makinë, dyshohet se viktima është qëlluar brenda makinës.

vsrtr

Të njëjtat burime thanë se 26- vjeçari është qëlluar disa herë me armë zjarri, brenda makinës tip “BMW 5”. Nga verifikimet, ai rezulton i përfshirë edhe në një ngjarje të ndodhur më 14 prill të vitit 2016.

GJENDET MAKINA E DJEGUR E AUTORËVE

Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë zyrtarisht se makina e përdorur nga atentatorët është gjetur e djegur në fshatin Ferraj. “Rreth orës 22:20, në rrugën ‘Xhanfize Keko’, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti në lëvizje, tip ‘BMW’.

atentat

Për pasojë ka humbur jetën një i ri, 26-vjeçari S. M.. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip ‘Mercedes Benz’. Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Ndërkohë, ekspertët e kriminalistikës po mbledhin prova në vendngjarje, që do të ndihmojnë hetimin. Policia ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit”, tha zyrtarisht Policia.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje