Organet që dëmtohen nga konsumi i alkoolit

Sëmundja alkoolike përbën një nga shkaqet madhore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë sot në botë. Alkooli është shkaku i vetëm më sinjifikativ i patologjive të mëlçisë. Ai është përgjegjës i 40- 80 për qind të rasteve me cirroze të mëlçisë.

Sëmundja alkoolike e mëlçisë prek njerëz në vende të ndryshme, me gjendje social-ekonomike të ndryshme, pa dallim feje apo race.

 “Është fakt se alkooli është një substancë që abuzohet shumë, e lidhur kjo me koston e lirë dhe toleruese nga organizmi. Përveç kësaj përdorimi i alkoolit po inkurajohet shumë në shoqërinë e sotme dhe siç e shihni dhe vetë ai gjendet në shumë reklama, filma e shfaqje televizive ku e paraqesin si diçka të sofistikuar dhe zbavitëse, gjë që ka nxitur konsumin e tij”, thuhet në një studim.

Dihet mirë nga të gjithë që konsumimi i tepërt i alkoolit mund të dëmtojë shume organe si: stomakun, zorrët, pankreasin, sistemin nervor qendror dhe atë periferik, por veçanërisht mëlçinë. Por, shumica e njerëzve nuk e dinë që mëlçia është përgjegjëse në radhë të parë për mbrojtjen e vetvetes dhe më pas të organeve të tjera, nga efekti dëmtues i alkoolit.

Mëlçia e mundëson këtë funksion nëpërmjet dy rrugëve. Së pari, duke e transformuar alkoolin në një produkt më pak toksik dhe së dyti duke e shpërbërë atë me anë të sistemit të saj enzimatik. Dëmtimi i mëlçisë ndodh kur dështon njëri ose të dy mekanizmat, si pasojë e mbishtimit të përthithjes së alkoolit nga organizmi.

Një nga arsyet pse alkooli mund të dëmtojë edhe organe të tjera është fakti se ai është i tretshëm, si në yndyra ashtu edhe në ujë. Kjo e bën atë të aftë që të depërtojë në organe dhe të ndikojë negativisht në funksionin e tyre jetësor.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje