Media greke – Rama ka frikë nga “shefi” i madh Erdogan

Vetem pak dite pasi kryeministri i Shqiperise, Edi Rama mohoi te kishte qene per pushime ne Greqi, duke e cilesuar median greke qe e kishte publikuar lajmin kazan mediatik, mediat fqinje nuk e kane lene me kaq.

Tribune.gr, duke e nisur raporimin me titull “Pse Edi Rama shkroi një koment ironik në greqisht në Twitter”, teksa i referohej pershendetjes se Rames “kalinihta nga Surreli pedhaqia”, reagon ashper, duke i kujtuar Rames, jo vetem mijera emigrantet qe jane ne ate vend, por edhe se ai ka frike nga shefi i madh Erdogan.

“Kryeministri Edi Rama ka mohuar disa raportime të mediave greke se ai ishte me pushime sekrete në Greqi. Ai shkroi në Twitter se levizja per pushime jo vetëm për të, por edhe për ministrat e tij eshte e kufizuar brenda kufijve te Shqiperise”- shkruan media fqinje, qe duke iu referuar Rames, shton se sipas tij, nga viti 2013 nuk ka patur asnjë ditë të vetme pushimesh jashtë vendit.

rama (1)

Kjo media kujton gjithashtu edhe mohimin qe Rama i ka bere prejardhjes se tij greke dhe thekson se “Sidoqoftë, nuk është aq … tragjike te besh pushimet në Greqi”.

“Ai ka frikë se mos shefi i madh Erdogan e qorton. Edi Rama duket se harron se mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi. Harron që dërgesat nga këta njerëz ruajnë ekonominë jo ekzistente në Shqipëri. Ai duhet të respektojë Greqinë dhe të mos provokoje”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje