Kryemadhi: LSI forca e rinisë

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Lëvizja Rinore e LSI-së ka nisur sot aktivitetin e përvitshëm në kampingun e Jalës. E pranishme në hapjen e aktivitetit, sot në mbrëmje, ishte dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI tha gjatë fjalës së saj, se të rinjtë gjithnjë e më tepër po i afrohen LSI-së si partia që përfaqëson më mirë sfidat e tyre.

Kryemadhi deklaroi se ky ka qenë një vit i vështirë për politikën, por më i vështirë ka qenë për qytetarët që jetojnë sot më keq se më parë.

Historiku i LSI është një histori e cila shumë prej nesh kanë kaluar vitet më të bukura të jetës, kemi kaluar momentet tona më të rëndësishme, por kemi kaluar edhe sfidat më të vështira. Sfidat janë ato që të rrisin e të forcojnë për të ecur përpara. Jemi rrëzuar e jemi ngritur. …Këto ditë kanë qenë ditë të vështira për LSI, për PD, për opozitën, për qeverinë, institucionet. Por ta dini se më shumë po vuajnë shqiptarët. Ne dhe ju si të rinj keni përgjegjësi për të ndryshuar gjendjen. Kjo që po bëjmë është përballë krimit të organizuar ndërkombëtar. Sigurisht që sfida është shumë e vështirë, por forca, idealizmi juaj është shumë më i fortë sesa makutëria e qeverisjes sonë”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje