Shuma të mëdha fitojnë këngëtarët në dasma

Sezoni dasmave është sezoni kur këngëtaret e muzikës popullore dhe zbavitëse fitojnë shuma marramendëse

Fakti se këngëtarët ose grupet e orkestrave për 5 orë këndim në një dasmë përfitojnë më shumë se një rrogë të një kryetari të shtetit, është më se evidente dhe këtë e di gjithkush që bën dasmë.

Çmimi i këngëtarëve që këndojnë në dasma sillet prej 2.000 deri në 6.000 euro. Pra, një dasmë shqiptare, përveç gëzimit familjar, paraqet kulmin e fitimit për këngëtarët e estradës sonë, e këtu përfitojnë mirë edhe pronarët e restoranteve, kamerierët e të tjerë, ndërkaq familjes që ka gëzim i duhet, patjetër, t’i ketë 10 mijë euro për një dasmë ‘me të gjitha’, siç thotë populli, shkruan Kosovarja.

Në kredi për të bërë dasmë

Në majën e hierarkisë ngjiten disa nga yjet e estradës, si këngëtarët: Shkurte Fejza, Mahmut Ferati, Shyhrete Behluli, Remzie e Nexhat Osmani, Motrat Mustafa, Meda, Shkëlzen Jetishi-Xeni, Ramadan Krasniqi-Dani, Edi Furra, Lori etj.

Shuma për një mbrëmje në një dasmë është e njohur për shumicën e atyre që dëshirojnë të argëtohen me këta yje të estradës shqipe.

Pra, çmimi i tyre sillet prej 2.000 deri në 6.000 euro. Goxha para, apo jo?

Siç dihet, disa familje futen edhe kredi për të bërë dasma e bankete të mëdha.

A është zgjidhje kjo? Këtë e dinë më së miri ata që janë provuar me këtë punë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje