Kameramani ‘braktis’ Bashën, rrëzon dollapin

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në studion e “Syri Tv”, ku dha një intervistë mbi situatën politike në Shqipëri. Teksa ishte përballë Cim Pekës, në studio ka ndodhur një incident.

Teksa kreu i opozitës po thoshte se Shqipëria ka një kryeministër të korruptuar, një zhurmë e ndërpreu intervistën.

Në këtë moment u rrëzua dollapi i studios dhe gjithçka u dha në kamera.

Të dy si Peka ashtu edhe Basha ndërprenë fjalën dhe panë njëri-tjetrin në sy. Vetë drejtuesi i emisioni u ngrit për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe më pas u ndërpre transmetimi ‘live’.

Dosja.al ka mësuar se shkak për këtë incident është bërë fakti se kameramanit i ka rënë të fikët.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje