16 vjeçari i zhdukur prej 10 ditësh në Angli

Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur pa gjurmë nga shtëpia e tij ne Angli. Bëhet fjalë për Daniel Gjinaj, 16 vjeç, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 13 gusht.

Në njoftimin e policisë thuhet se i riu shoqërohej shpesh me bashkatdhetarë të tij në atë qytet.

Ndërsa, për herë të fundit është parë më 13 gusht, kur u largua menjëherë pas orës 2:00 duke thënë se do të takonte disa miq. Kanë qenë familjarët, të cilët kanë bërë kallëzimin në polici, e cila ka nisur menjëherë kërkimet.

“Kushdo që e ka parë ose kush e di për vendndodhjen e tij, i kërkohet të raportojë në internet ose të telefonojë policine”, – thuhet në njoftimin e publikuar nga mediet angleze.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje