Ndahet nga jeta gazetari Maksim Sinemati.

Pas ndarjes vdekjes së Fatos Baxhakut, ditën e sotme një tjetër gazetar humbi jetën

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare gazetari dhe diplomati Maksim Sinemati.

Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Sinemati u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij.

Maksim Sinemati punoi me përkushtim për rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), si drejtor i redaksisë së Lajmeve të Jashtme.

Ai nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht nga trajtimi i çështjeve ndërkombëtare, duke dhënë kontributin e tij edhe gjatë viteve që punoi si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Maksimi ishte vëllai i gazetarit të sportit Gëzim Sinemati.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje