Bie nga Veliera turisti i huaj në gjendje të rëndë

Durrës – Një person ka rënë nga lartësia në zonën e Velierës në Durrës.
Mësohet se personi është në gjendje të rëndë për jetën.

Ai ka pësuar dëmtime të mëdha në trup dhe është nisur menjëherë drejt spitalit të Durrësit.
Bëhet me dije se i plagosuri është një turist i huaj, por nuk jepen më shumë detaje. Të njëjtat burime thanë se aktualisht i plagosuri ndodhet në sallën e operacionit.

ALB365/ Hilmi Saliu

Be the first to comment

Lini një Përgjigje