Arrestohet 27 vjeçari, kundërshtoi e qëlloi patrullën policore

Divjakë – Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kundërshtuar e ka qëlluar uniformat policore të një patrulle teksa ata e kan ndaluar atë

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, arrestohet në flagrancë autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.B, 27 vjeç, banues në Divjakë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e plazhit të Divjakës, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grushta dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje