Zjarri shkrumbon një hektar pyll në bregdetin Seman

Një vatër zjarri është bërë shkak për përhapjen e zjarrit në sipërfaqen pyjore të Semanit.

Zjarri ka rënë pasditen e sotme dhe ka përfshirë kryesisht zonën jo ekonomike të pyllit bregdetar.

Shërbimi zjarrfikës ka konstatuar rreth 1 hektar zjarr sipërfaqsor, i cili nuk sjell dëm ekonomik. Zjarri nuk ka prekur kurorën pyjore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 2 mjete zjarrfikëse dhe 20 forca zjarrfikëse, policia e shtetit, Emergjencat Civile të Bashkisë Fier dhe punonjës të ndërmarrjes Pyjore.

Aktualisht forcat pjesmarrëse po punojnë me pompa shpine për shuarjen përfundimtare të zjarrit, me qënë se mjetet nuk hyjnë në thellësi.

Dyshohet që shkaku i zjarrit është pakujdesia njerëzore, pasi ajo zonë është mjaft e frekuentuar nga plazhistët.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje