Përplasen mjetet, vdes shoferi i motorrit pa targa

Fier – Aksident me pasoje vdekjen e nje drejtuesi mjeti ka ndodhur pasditen e sotme ne Levan

Sot rreth orës 15:15, në afërsi të fshatit Levan, shtetasi G.S, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targa, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, shtetasi D.N, 65 vjeç, banues në Kryegjatë.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.

Shtetasi G.S është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje