Topojë – Plazh Seman, digjet makina, shpëton shoferi (video)

Fier – Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në vendin e quajtur Ura e Hoxharës në Fier.

Automjeti tip BMW me targa AA 626 VN ka marrë flakë në ecje e sipër. Dyshimet e para flasin për shkëndijë elektrike. Drejtuesi i mjetit ka qënë duke udhëtuar nga plazhi për në Fier.

Automjeti është në pronësi të shtetasit Aristir Malo, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Në vendgjarje shkoi automjet zjarrfikës si dhe policia. Për disa minuta është bllokuar qarkullimi i mjetve , por që më pas çdo gjë shkoi në normalitim

Ndërkohë automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje