Aksidenti/ Përplasen mjetet, bllokohet Lushnje – Fier

Një aksident rrugor në të cilin janë përfshirë tre makina është regjistruar pasditen e djeshme në autostradën Lushnje-Fier, te vendi i njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Aksidenti ka sjellë bllokimin e autostradës nga kahu drejt Lushnjes, duke shkaktuar radhë të automjeteve mbi 4 km.

Më herët një aksident rrugor në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije la të plagosur një person.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Vrisara, ku automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin N.S., 27 vjeç, banues në Memaliaj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje