Millosheviçi dhe opozita serbe/ Basha i përgjigjet Metës

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Pak ditë më parë, presidenti i Republikës, Ilir Meta e krahasoi udhëheqjen e  kryeministrit Edi Rama me regjimin e Sllobodan Millosheviçit në Serbi, nga ku u nis për të këshilluar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, që të ndjekë shembullin e opozitës  serbe, në cilësinë e  liderit të opozitës së bashkuar joparlamentare.

I pyetur sot në një bashkëbisedim me gazetarët për këtë thirrje të kreut të shtetit, Basha u përgjigj duke i mbetur besnik kriterit parësor të vendosur që në nisje të aksionit opozitar pas djegies së mandateve: largimin e kryeminstrit Edi Rama.

Presidenti po përpiqet të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, thelbi është i njëjtë, duam të vijmë në pushtet me zgjedhje, qëndrimi ynë ndaj zgjedhjeve të organizuara nga Rama ka qenë i qartë, transparent dhe i faktuar pas 30 qershorit.

Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, zgjedhje pa Ramën në një ditë me zgjedhjet vendore dhe kushtetuese.

Procesi kërkon dialog dhe ne e kemi bërë të qartë ndërkombëtarëve se jemi gati të kontribuojmë dhe janë një palë që e kanë refuzra dhe pala ëhstë Rama dhe kupola e organizatës së rilindjes.

Ky është një zhvillim shumë i rrezikshëm, se po refuzon zgjidhjen e krizës mes parimeve evropainë, jo përmes pazarit se do pazar dhe jo përmes normave demokratike”.- u shpreh Basha.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje