Blushi: Rilindja e ndërsen gjithmonë të çmendurën në kulmin e vapës

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur akuzave që ka adresuar këtë të mërkurë Ministrja Elisa Spiropali, në lidhje me rikthimin në kuvend nga ana e Presidentit të ligjit të qeverisë mbi koncesionet dhe PPP-të.

Blushi shkruan se kurdo që është vapë dhe rilindja ka nevojë, “e çmendura E.E” ndërsehet në sulm. Këshilltari i Metës shkruan se është i keqardhur për Spiropalin, pasi në sulmin e saj ndaj Presidentit nuk flitet për asnjë moment mbi thelbin e dekretit të Kreut të Shtetit.

REAGIMI:

Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E.

E çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës i krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë.

Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje