Pranga 31 vjeçarit nga Patosi, kryente vjedhje në Fier

Fier – Policia ka munndur të vërë në pranga një 31 vjeçar nga Patosi i cili kryente vjedhje sistematike në Fier

Kapet duke vjedhur në një qëndër tregëtare, arrestohet në flagrancë autori.

Policia zbardh edhe 3 vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin F.G, 31 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në një qëndër tregëtare në Fier, dyshohet se ka vjedhur disa rroba por është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke tentuar të largohej.

Gjithashtu ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:

Në datë 04.07.2019 dyshohet se se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në lagjen “Kryengritja”.

Në datë 07.07.2019 dyshohet se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në lagjen “8 Shkurti”.

Në datë 09.07.2019 dyshohet se ka vjedhur disa metra kabëll elektrik në qytetin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje