Shpërbëhet rrjeti shqiptar i trafikut të kokainës në 3 shtete, 9 persona në pranga

Një bandë kriminale shqiptarësh që kanë importuar lëndë narkotike të llojit “kokainë” në vlerën e mijëra eurove nga Holanda në Romë, është shpërbërë nga Policia italiane.

Nëntë personave janë vënë në pranga nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe të armëve. Gjatë hetimitjanë kryer në total 17 arrestime, si dhe janë sekuestruar afro 200 kilogramë kokainë, armë dhe një pushkë sulmi.

Kanali i furnizimit ndërkombëtar ishin fshatrat “Tor Bella Monaca” dhe “San Basilio” dhe  sheshet e kryqeyteteve shërbenin si stacione për shpërndarjen e drogës. Nëntë personat e arrestuar janë: Lulzim Daiu, Agim Karameta, Elena Daniela Rosu, Alessandro Romagnoli, Bujar Gipsi, Artan Monari, Deborah Belli. Ndërsa, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë shqiptarëve, të cilët aktualisht nuk ndodhen në territorin italian.

Në krye të klanit ishte Lulzim Daiu, i cili ishte përgjegjës për drejtimin dhe organizimin e importeve individuale të drogës, koordinimin e marrëdhënieve midis mbajtësve të drogës jashtë vendit dhe korrierëve përgjegjës për transportin dhe shpërndarjen në Itali. Droga u importua nga Holanda në Itali përmes makinave të modifikuara.

Të ndaluarit kujdeseshin për shpërndarjen e automjeteve që ata përdorën në Spanjë, ku u krijuan vendet për fshehjen e kokainës dhe armëve, dhe më pas u nisën në udhëtimin e kthimit me ngarkesat e drogës. Vendet hapeshin në mënyrë mekanike si dhe magnetike.

Daiu komunikonte me bashkëpunëtorët me telefonat Black Berry (jo të lidhura drejtpërdrejt me ta) përmes mesazheve me nofka të koduara. Kokaina merrej direkt në Roterdam nga korrierët e besuar.

Organizata kishte krijuar “një flotë” mjetesh mjaft efikase. Gjatë operacionit policor, 14 makina u konfiskuan dhe 7 të tjera u sekuestruan gjatë arrestimit të Daiut.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje