Poli i katër në Shqipëri!

Nga Artan Fuga – Shqipëria ka nevojë për një pol të katërt në hapësirën publike!

I pari politikanët, i dyti mediat, i treti bizneset (aq sa janë), dhe i katërti : universitarët, kërkuesit shkencorë, teknicienët, menaxherët, të gjithë pra ata që kanë dijen, që paguhen për ta elaboruar dijen dhe që nuk mund të mbyllen brenda auditorëve, por ta thonë fjalën lirisht, në mënyrë të pavarur, për Shqipërinë!

Shqipëria ka nevojë për teknokracinë e vet të pavarur dhe dhe me status fuqishëm të mbrojtur!

Gabojnë ata individë që nën efektet populiste të një propagande anti-intelektualiste dhe anti-teknokratike hedhin gurin mbi teknicienët, krijuesit, inxhinierët, intelektualët, për shkak të disa pedagogëve të korruptuar a të paaftë që vegjetojnë pikërisht se politika me ligjet qëe bën ua jep këtë mundësi!

Ata kanë dijen, ata kanë studentët, ata kanë mundësinë e organizimit, ata kanë influencën!

Statusi i tyre nuk mund të jetë ai i skllavit, ai i dhaskalit të fshatit, i kujdestarit të konviktit, por i bartësit të dijeve dhe i zërit të opinionit qytetar për të vendosur gjithçka para gjyqit të arsyes!

Poli i katërt do të zgjohet, pa përçarje brezash, statusesh, pikëpamjesh, në kulturë debati, në emancipim të lirë, përtej ndarjes privat – publik, që na e kthyen në përçarje, përtej kompromentimit të disa drejtuesash universitarë që blejnë për vete poste, pushtet dhe parà nga politika në shkëmbim të shërbimit që bëjnë për të na mbajtur në zinxhira, përtej ndarjes universitete në Tiranë dhe në rrethe, përtej ndarjes intelektualë dhe krijuesa artistikë brenda dhe jashtë vendit!

Loja e tyre ka përfunduar!

Fundi u arrit kur ligjin për akademinë e shkencës e aprovojnë dhe e fuqin në fuqi me plot shkelje kushtetuese dhe ligjesh.

Kur ligjin për shkencën e bëjnë individë pa asnjë kualifikim shkencor.

Kur për model akademie shkencash na japin një hibrid diktatorial, një agjenci staliniste, një strukturë sterile që kërkon të vendoset mbi trupin e dijes universitare!

Poli i katërt ka nisur udhëtimin!

Ka forca të reja që do ta çojnë përpara sapo të çlirohen psikologjikisht!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje