Ish-drejtorit të ALUIZNI-t iu sekuestruan 1.5 milionë euro

Është zbuluar identiteti i drejtorit të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale (ALUZNI), të cilit Drejtoria e Krimit Ekonomik i sekuestroi shumën prej 1.5 milionë eurosh, që dyshohet të jetë përftuar nga burime të paligjshme.

Bëhet fjalë për Ferdinand Shehun, i cili ka qendruar në krye të ALUZNI-t për rajonin e Tiranës, në hakrun 1-vjeçar 2010-2011. Ndërsa më parë, në periudhën 2006-2010, Shehu ka mbajtur postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm pranë ALUIZNI-t, nga ku u shkarkua me motivacionin e mungesës së integritetit personal.

Nga informacionet e komunikuara në njoftimin për shtyp të Policiës, mësohet se Shehu, ka tentuar  kohët e fundit përmes një banke private, transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me arsyetimin e kryerjes së investimeve financiare, ndërkohë që shumën e konsiderueshme prej 500 000 Euro, e kishte vendosur në depozitë me afat.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje