A do të ketë 3 palë zgjedhje në 13 Tetor?! Meta: Gati të lë zyrën nëse do Rama

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat sërish për krizën politike që ka mbërthyer vendin prej disa muajsh.

Presidenti Meta deklaroi se nëse Rama pranon që në 13 tetor të bëhen 3 palë zgjedhje, atëherë është gati që të dalë në fushatë, jo si president duke liruar zyrën, por këtu kishte një kusht duke propozuar një emër që të ulet në karrigen e tij.

“E ftoj kryeministrin Rama që të reflektojë, të mos pengojë zbatimin e dekretit për 13 Tetorin, ftoj KQZ-në të mos vijojë me paligjshmëri, ftoj partitë që duan, dhe jo ato që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje.

Nëse kërkon kryeministri jam i hapur të lë detyrën e Presidentit duke konkurruar në 13 tetor, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me integritet, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar është mbi cdo gjë tjetër, psh si profesor Mejdani.

Është një njeri që ato dy tre cështje do i mbronte edhe më mirë se unë. Kështu që mos bëjmë sikur nuk e shohim thellimin e krizës” tha Meta.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje